Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 11 korrikut/ Të rinjtë e FRPD takime me qytetarët në zonën e liqenit artificial

Protesta e 11 korrikut/ Të rinjtë e FRPD takime me qytetarët

Të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mbrëmjen e sotme kanë ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së nesërme kundër qeverisë Rama.

Të rinjtë në këtë tur takimesh në zonën e liqenit artificial të Tiranës janë shoqëruar edhe nga drejtuesit e FRPD-së dhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike.

Kështu, Belind Këlliçi, Grigels Muçollari, Klevis Balliu, drejtuesi i FRPD, Besart Xhaferri së bashku me dhjetëra të rinj kanë zhvilluar takime me qytetarë të shumtë në zonën e liqenit artificial duke ju kërkuar që të bëhen bashkë dhe të protestojnë nesër për veten e tyre. 

Ata kanë shpërndarë dhe fletushka për qytetarët, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe gadishmërinë që nesër në 11 korrik ora 20:00 të jenë në protestë kundër qeverisë.

Të fundit