Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do dridhë nga themelet regjimin e Ramës

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do dridhë nga themelet regjimin e

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur i bindur tha se protesta e së shtunës do të dridhë nga themelet atë që ai e quan regjimin e Edi Ramës.

Duke folur në një lidhje direkte me emisionin Opinion, Berisha tha se protesta e së shtunës do të jetë në përputhje me direktivën e 7 korrikut.

“Protesta e së shtunës do të jetë në përputhje me direktivën e 7 korrikut, në të cilën Edi Rama u shpall armik i qenies së shqiptarëve, identitetit të tyre kombëtar, lirive, pasurive të tyre, fondeve publike, u shpall një armik i kulturës dhe një njeri që po dëbon me politikat e tij shqiptarët nga Shqipëria”.

“Motivet e protestës janë të jashtëzakonshme, ndaj dhe populli opozitar do t’i përgjigjet këtij armiku të egër në mënyrën e merituar. Së pari njëherë vetë protesta është simboli i revoltës popullore. Së dyti Skenari dhe koreografia është atribut i atyre që po merren me të. Shqipëria po zien, mezi po presim, të mëdhenj e të vegjël, pensionistë e të rinjtë mbushin sheshin dhe rrugët e Tiranës

Asnjë bast dhe asnjë rrezik! Kjo protestë do të jetë një protestë që do të dridhë nga themelet regjimin e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjet, mashtrimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

 

Të fundit