Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të jetë e fuqishme dhe e paparë ndonjëherë në Tiranë

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të jetë e fuqishme dhe e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Unazës, Astirit dhe Kombinatit.

Berisha foli për protestën e 12 nëntorit, teksa paralajmëroi se do të jetë një protestë e fuqishme dhe e paparë ndoënjëherë në Tiranë. Kryedmeokrati deklaroi se Edi Rama është armik i identiteti kombëtar dhe i çdo shqiptari.  

“PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës”, deklaroi Berisha.

Të fundit