Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të ketë diversitetet. Do nisin konsultat me ‘mjeshtrit’ e organizimit

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Do të ketë diversitetet. Do

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbardhur më shumë detaje mbi protestën kombëtare të lajmëruar sot, e cila pritet të mbahet në 12 nëntor.

I ftuar në ‘Debat’ në A2 CNN , Berisha tha se protestat do të jenë të ndryshme dhe do të kenë në qendër problematikat e qytetarëve. Ai shtoi se ka nisur konsultat me ata që i quajti si ‘mjeshtrit e protestës’ në Shqipëri.

Si do të protestohet. Do të ketë një diversitetet. Fillojnë konsultat me ata që unë i quaj mjeshtrit e protestës dhe Shqipëria do të njohë protesta nga më të ndryshmet që do ti japin një goditje të merituar regjimit të Ramës i cili po përzë shqiptarët nga Shqipëria.

Një pedagog në Shqipëri paguhet 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Të gjitha këto do të përcaktohen me aleatët dhe taktika që do të ndiqet. Agjenda do të jenë problematika madhore e qytetarëve shqiptarë. Protestat do të pasqyrojnë kauzat e drejta’, u shpreh Berisha.

Të fundit