Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 20 shkurtit, Balliu: Do të rritet pjesëmarrja, nuk përjashtohet skenari i bllokimit të rrugëve

Protesta e 20 shkurtit, Balliu: Do të rritet pjesëmarrja, nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, paralajmëroi se protesta e nesërme e opozitës pritet të ketë pjesëmarrje më të lartë krahasuar me herët e tjera.

I ftuar në News 24, ai theksoi se qytetarët, sipas tij, janë të bindur se qeveria duhet të largohet dhe se aksioni opozitar do të vijojë.

Balliu shtoi se nuk përjashtohet ndryshimi i formës së protestës, përfshirë edhe bllokimin e rrugëve, ndërsa e cilësoi “qendresën” si një nga skenarët e mundshëm në vijim të aksionit politik.

“Nesër nuk do jetë ndryshe nga herët të tjera, por do të ketë një rritje të pjesëmarrjes. Ne e shikojmë nga përgjigja që marrim. Ne bëjmë takime me qytetarët. Të gjithë deputetët, vecanërisht në Tiranë. Qytetarët janë të qartë që kjo është qeveri që duhet të ikë. Dhe ky aksion duhet të vazhdojë. Sepse nëse ajo protestë ndalon, atëherë qytetarët ngrenë pikëpyetje. Nuk përjashtohet ndryshimi i formës së protestës, nga bllokimi i rrugës. Qendresa është një skenar”, tha ai.

Të fundit