Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 20 shkurtit, Paloka: Nëse shqiptarët nuk do të reagojnë nesër, ndërmarrim akte më të forta

Protesta e 20 shkurtit, Paloka: Nëse shqiptarët nuk do të

Deputeti i PD, Edi Paloka deklaron se protesta e 20 shkurtit do të jetë për PD edhe një mënyrë për të parë se ku ndodhen me mbështetjen e qytetarëve.

“Nesër do të shohim realisht nëse do të kemi mbështetjen aq sa presim të shqiptarëve, do të kemi një mënyrë reflektimi dhe veprimi. Nuk po them shifra, por duhet që shqiptarët ta tregojnë nesër që ne, shumica e shqiptarëve jemi kundër këtij regjimi. Prania e tregon këtë. Pak a shumë të dimë ku jemi, pas kaq vitesh që opozita ishte e përçarë, pas emigrimit masiv të shqiptarëve,” u shpreh Paloka në studion e “Debat”, në A2 CNN.

Sipas tij, nëse reagimi i qytetarëve shqiptarë nuk do të jetë i konsiderueshëm, PD do të duhet të ndërmarrë, siç u shpreh deputeti Paloka, akte më të forta.

“Ose nëse do të jetë mbështetja e duhur do të gjejmë formën e përshtatshme për ta kanalizuar,” shtoi ai.

 

 

Të fundit