Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari, Bardhi: Në selinë e PD ishte 1 nga 6 drejtorët më të rëndësishëm të Gardës, policinë e thirra unë

8 janari, Bardhi: Në selinë e PD ishte 1 nga 6 drejtorët më

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar protestën e 8 Janarit në selinë e PD.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi thotë se ditën e protestës në selinë e PD ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës, i cili ishte për të mbrojtur Lulzim Bashën.

Kam njoftuar zv drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve i kam kërkuar që të ndërhynte. Ai ma tha se po njoftonte dhe policia po mbërrinte. Njëkohësisht në seli me mua ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës. Ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve. Po ashtu dhe drejtori i Gardës njoftoi policinë.

Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtar… Pasi kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, më ka kërkuar që të dërgojë shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit”, tha ai.

Bardhi thotë se ka njoftuar policinë në orën 12:27 për të ndërhyrë në selinë blu dhe se atij i ishte lënë si pikë kontakti zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Policia një ditë përpara protestës i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike një letër zyrtare ku i thotë nesër një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë. Për çdo çështje që lidhet me zhvillimet në protestë pika e kontaktit në polici është zv/drejtori në Policinë e Shtetit. Në momentin që protesta është kthyer në një protestë masive dhune, në orën 12:27 kam telefonuar zv/drejtorin”, u shpreh Bardhi

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit