Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 janarit, Basha: Berisha erdhi me plan për të dhunuar PD-në me gjakderdhje, plani i tij dështoi

Protesta e 8 janarit, Basha: Berisha erdhi me plan për të dhunuar

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon paraardhësin e tij Sali Berisha se erdhi me plan për të dhunuar Partinë Demokratike përmes gjakderdhjes në protestën e 8 janarit.

Duke folur për ‘News 24’, Basha tha se plani i Berishës dështoi dhe sot është më i vetmuar se kurrë.

Unë kam me mijëra mesazhe nga demokratët, të cilët distancohen publikisht dhe tani kanë mbetur pak orë që të distancohen një grup njerëzish rreth tij, që kanë marrë përgjegjësi nga Partia Demokratike dhe që për interesa, apo kundërshtira apo arsye të ndryshme janë hedhur krahëve të Sali Berishës, ndoshta në fillim duke menduar se kështu mund të forconin pozicionin e tyre në raport me kritikën ndaj kryetarit të partisë, çka pavarësisht mund të duket e ashpër, është normale në jetën e brendshme politike, por që nuk janë distancuar tash 48 orë nga dhuna.

Distancimi i tyre nga dhuna do të përcaktojë dhe fatin e tyre politik. Për të tjerat demokratët, shqiptarët dhe për fat të keq mbarë bota e kanë të qartë. Sali Berisha erdhi me një plan të qartë, për të dhunuar Partinë Demokratike përmes gjakderdhjes. Plani dështoi dhe sot ai është më i vetmuar se kurrë”, tha Basha.

Të fundit