Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 janarit/ Berisha dhe Basha thirren nga Prokuroria për të dëshmuar

Protesta e 8 janarit/ Berisha dhe Basha thirren nga Prokuroria për të

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të thirren në Prokurori në cilësinë e deklaruesit lidhur me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Sipas burimeve, të dy ish-lideri dhe lideri aktual do të merren në pyetje nga prokurori që po kryen hetime mbi çështjen. Në një prononcim për mediet, Basha u shpreh se deri tani nuk ka marrë asnjë kërkesë nga ana e Prokurorisë.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kryeministri Berisha në formën e një proteste paqësore. Ishte fillimisht sekretari Roland Bejko që u ndesh me konfrontimet fizike të mbështetësve të Berishës në hyrje të selisë.

Protestuesit arritën të depërtojnë në brendësi të katit të parë, ndërsa një pjesë tjetër hipi në ballkonin e katit të dytë të selisë ku ndeshën persona që u shfaqën nga brenda selisë, dhe që lëshuan gaz lotsjellës kundrejt turmës.

U desh më pas ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, 34 protestues janë arrestuar dhe 18 janë proceduar penalisht, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka.

Të fundit