Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 janarit, Berisha shkon për të dëshmuar në Prokurori

Protesta e 8 janarit, Berisha shkon për të dëshmuar në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur për të dëshmuar lidhur me protestën e ditës së shtunë, e cila u shoqërua me përplasje.

Ai iu ka thënë gazetarëve se sapo të dalë nga Organi i Akuzës do të japë më shumë detahe, ndërsa hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha duhet të kërkonte falje.

"Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm", deklaroi Berisha teksa hyri në Prokurori.

Berisha është i pari që do të dëshmojë, ndërsa pak më vonë do të merret në pyetje mbështetësi i tij, deputeti Flamur Noka. Ndërsa nesër është thirrur për të dëshmuar Basha.

 

Të fundit