Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 janarit/ Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht Bashën dhe Bardhin

Protesta e 8 janarit/ Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht

Komisioni i Rithemelimit ka kallëzuar penalisht kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Mësohet se kallëzimi penal lidhet me protestën e 8 Janarit para selisë blu, ku protestuesit mbështetës të Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës.

Basha dhe Bardhi akuzohen për përdorim të paautorizuar të lëndëve kimike, ushtrim dhune si edhe shkatërrim prone.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit percipitoi në dhunë. Disa protestues mbetën të lënduar për shkak të gazit lotsjellës të hedhur më vonë nga policia. Të paktën 34 persona u arrestuan dhe Prokuroria vendosi më vonë t’i linte të lirë.

Protesta e 8 janarit/ Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht

Të fundit