Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 shkurtit, Bylykbashi: Kryeministri pi verë 33 mijë euro, qeveritarët të lidhur me kriminelë

Protesta e 8 shkurtit, Bylykbashi: Kryeministri pi verë 33 mijë euro,

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, ka folur për për protestën e 8 shkurtit e njoftuar sot nga opozita.

I ftuar në News 24, Bylykbashi theksoi se qytetarët duhet të protestojnë për abuzimet e shumta të pushtetarëve.

Ai tha se shqiptarët kanë në pushtet një kryeministër që bën udhëtime të shtrenjta me charter, që paguhen me taksat e shqiptarëve.

“Procesi është sfidues, nuk është i lehtë. Ne kemi bërë primare edhe më herët. Procesi do ishte më mirë të bëhej më herët. PD është në fazën e ndërtimit të koalicionit. Është listë e koalicionit, që drejtohet nga PD. Shumë vetë janë të prirur të shikojnë anën negative. PS nga ana e saj nuk ka demokraci brenda partisë. Shumica e qytetarëve duan rotacion politik. PD do të zgjedhë figurat më të mira. 

Qeveria teknike u kërkua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Protesta e 8 shkurtit është për gjithçka kemi protestuar gjatë gjithë këtyre viteve. Cosa Nostra ra nga dëshmia e një të penduari të drejtësisë. Nëse kemi kryeministër që pi verë 33 mijë euro dhe harxhon miliona euro për avionët, këtu kemi anormalitet. Qeveritarët janë të lidhur me kriminelë. Janë 120 mijë deri në 140 mijë shqiptarë jashtë vendit, që nuk kanë dokument. Janë shtetas shqiptarë, që kanë ikur zakonisht larg. Ata me dokumentin që kanë, (të vendit ku jetojnë) hyjnë në Shqipëri pa problem. Vota e diasporës do të bëjë ndryshim në këto zgjedhje”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit