Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 8 shkurtit, Zhupa tregon ndryshimin nga tre tubimet e shkuara

Protesta e 8 shkurtit, Zhupa tregon ndryshimin nga tre tubimet e shkuara

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka folur mbi skenarët e protestës së opozitë me 8 shkurt.

Duke folur në News 24, Zhupa tha se kjo protestë nuk do të jetë si të shkuarat, por do të mbahet në një pikë të vetme, te Kryeministria.

“Protesta e ka themelin te masiviteti, do të ketë njerëz nga e gjithë Shqipëria që do të vijnë në Tiranë! Nuk është si e radhës së shkuar për të dalë në disa pika, por do të bëhet para Kryeministrisë dhe ky është një ndryshim nga tre protestat e shkuara.

Për mënyrën formën dhe kohëzgjatjen që do të ketë, nuk duam t’i zbulojmë.

Pika jonë e fortë është masiviteti dhe kërkesat e drejta për të cilën thërritet protesta”, tha Zhupa.

E pyetur nëse presin më shumë pjesëmarrje, Zhupa e pohoi.

“Kur ndahesh në disa pika, vizualisht nuk të tregojnë mundësinë për të perceptuar masivitetin. Presim të jetë më masive, sepse ka arritur pikën e vlimit, sepse skandalet shtohen, sepse çdo pensionist është irrituar kur ka dëgjuar se 33 mijë euro paguhet një verë”, tha Zhupa.

Të fundit