Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e Astirit/ Balliu: Policia arreston vetëm qytetarët, akuzat ndaj meje janë politike

Protesta e Astirit/ Balliu: Policia arreston vetëm qytetarët, akuzat

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe. Balliu deklaroi para mediave se kërkon nga prokuroria që të nxirren kamerat e sigurisë nga komisariati nr.6, ku pretendohet nga një efektiv policie se ish-deputeti i ka thyer krahun.

Sipas Balliut, ai nuk mund t’i thyente dorën policit, pasi kishte pasur probleme me sytë për shkak të një lënde që i kishin hedhur në protestë.

 “Policia ka 8 vite që arreston vetëm qytetarët. Akuzat e ngritura ndaj meje janë për interesa politike. Një polici që përveç dhunës ndaj qytetarëve, nuk arreston asnjë kriminelë e banditë. Banditët vazhdojnë që të jenë të lirë. Akuza ndaj meje nga një efektiv policie, është që pretendon se i kam thyer krahun. Unë kërkoj që të dalin videot nga rajoni nr.6, ku shihet se unë e kam unë e kisha të pamundur që të thyeja krahun atij, pasi sytë i kisha të mbyllur, nga një lëndë. Dua të di arsyen se pse jam shoqëruar. Në vend që këtu në gjykatë të vijnë ata që kanë dhunuar, vjedhur, ata që blejnë rroba të Ndragheta, vijnë qytetarë të lirë të këtij vendi. PD është partia që ka denoncuar vjedhjet në Shqipëri, afera të tilla. Jam i bindur që në 25 prill do të votojnë masivisht çdo qytetar shqiptar, pro ndryshimit. Nëse vendosim që t’i japim votën një individi që ka vjedhur, ai nuk është plan ndryshimi", tha Balliu.

 

Të fundit