Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e fermerëve, Meta nga Korça: Ballkani i Hapur shkatërroi prodhimin vendas, qeveria i shërben oligarkëve

Protesta e fermerëve, Meta nga Korça: Ballkani i Hapur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një konferencë për shtyp sot nga Korça, ku ka analizuar situatën politike të vendit, pozicionin ku gjendet opozita, si edhe situatën në të cilën ndodhen sot fermerët në Shqipëri.

Meta tha se nisma “Ballkani i Hapur” shkatërroi prodhimin vendas pasi u hoq çdo mbështetje për fermerin shqiptar. Sipas kreut të PL-së, qeveria ka vendosur t’i shërbejë vetëm oligarkëve duke lënë pa mbështetje prodhuesit dhe prodhimin vendas.

Meta: Mbështetje protestës së fermerëve të Pirgut dhe Maliqit. U bë e disata herë, i disati vit që prodhimet e tyre, që mollët e tyre, qepët, patatet e tyre nuk dalin në treg dhe djersa e tyre shkon dëm. Sepse kjo ishte loja e Ballkanit të Hapur. Ballkanit të hapur I dështoi qëllimi për të dëmtuar Kosovën, por Ballkani i hapur pati sukses të madh për të shkatërruar prodhimin tonë vendas, sepse u shqyen të gjitha dyert për prodhimet e importeve, u hoq çdo mbështetje për fermerin tonë. Mbështetja për fermerët dhe prodhuesit në Serbi dhe Maqedoni shumë herë më e madhe, ndërsa në Shqipëri fermerët përballen me persekutime. Fermerët ngarkohen me tatim 20% që në shitje, që është më i larti në rajon dhe më i larti në Europë, ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën që pa nisur. Qeveria nuk ka vullnet për të rritur tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja për tregtinë e lirë, sepse kjo është një qeveri që nuk ka interes të mbështes prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve.

Të fundit