Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, Këlliçi thirrje policisë: Bashkohuni me ne

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës,

Anëtari i kryesisë së PD-së,  Belind Këllici gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës i është drejtuar edhe efektivëve të policisë së shtetit duke,  ftuar që ti bashkohen protestës.

Këlliçi: ‘’Protesta e 14 që bëhet para zyrave qendrore të 5D. Kjo nuk është më godina e Bashkisë Tiranë.

Veliaj në orën 04:00 e kanë parë qytetarët të largohet nga Shqipëria.

Në vend të kapësh Erion Velian, në vend të merresh me bandën 5D merresh me qytetarët e ndershëm. Shihni fytyrën e policisë së shtetit, po i prekur dhe intimiduan sulmojnë qytetarët.

Të nderuar Polici e Shtetit mos harroni se jeta është e gjatë.

Dhe me ardhjen në krye të shtetit, të gjithë oficerët që kanë arrestuar qytetarët, kemi protestues në qeli.

Qytetarë, ajo që ndodh sot me policinë është e paprecedentë. E pashembullt! Në vend të zbatojnë ligjin e të ndalojnë hajdutët ndalojnë protestuesit. Do të doja t’ju bëja një ftesë.

Të fundit