Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës te parlamenti, Berisha: Të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat dhe shqiptar

Protesta e opozitës te parlamenti, Berisha: Të shërbejë si

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka vlerësuar rezistencën e deputetëve të opoztiës në Kuvendin e Shqipërisë, pas burgosjes politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji.  ‘Shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat dhe shqiptar’, u shpreh Berisha.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt deputetëve të opozitës, të cilët sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.
Se kush janë anëtarët e organizatës së tij kriminale.
Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos.
Të dashur miq, ju i patë vetë skenat para parlamentit se si mëkatarët, të trembur nga krimet e tyre, silleshin si klandestinë para guximit të deputetëve tanë.
Qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar.
Duhet të jetë një apel, një kushtrim për guximin e çdo demokrati e demokrateje, të përballemi me këta pushtetarë që nuk njohin ligj, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin moral dhe që janë të aftë të kryejnë çdo krim, të bëjnë çdo vjedhje vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tyre.

Të fundit