Flash News

Ditari i Opozitës

"Kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike"/ Protesta e Opozitës në Tiranë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

"Kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe qeveri

Protesta e opozitës në Tiranë, e zhvilluar në pesë pika të ndryshme të kryeqytetit, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, përfshirë agjencinë prestigjoze "The Associated Press" (AP) dhe Reuters. Siç raportohet nga këto media, ligjvënësit dhe mbështetësit e opozitës bllokuan për orë të tëra rrugët kryesore të Tiranës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe kërkuar formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e vitit 2025.

Në artikullin e AP, theksohet se qindra mbështetës të opozitës, shumë prej të cilëve nga qytete të tjera, bllokuan trafikun në kryqëzimet kryesore të qytetit, duke akuzuar Partinë Socialiste të Edi Ramës për manipulimin e zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpimin e pushtetit gjyqësor. Protestuesit, disa prej të cilëve u përfshinë në përleshje me policinë, kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe protestuan kundër manipulimit të procesit zgjedhor.

Policia përdori pistoleta uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të mbrojtur ndërtesat qeveritare. Shtimi i tensioneve erdhi pas thirrjeve të protestuesve për largimin e Edi Ramës dhe kërkesës për një qeveri teknike që do të mundësonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, e cilësoi protestën si një "revoltë dhe mosbindje civile", duke theksuar se kjo ishte vetëm një pjesë e aksionit të opozitës për të kërkuar lirinë e liderëve të saj, si Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët ndodhen nën akuza për korrupsion.

Nga ana tjetër, Reuters raportoi se protesta ishte një kampanjë kundër Kryeministrit Edi Rama, dhe citon Tedi Blushin, një nga liderët e opozitës, i cili tha: "Protestat do të vazhdojnë, kjo është një betejë deri sa ky regjimi të shkojë".

"Kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe qeveri

"Mbështetësit e opozitës shqiptare bllokojnë rrugët e kryeqytetit në një tubim antiqeveritar", shkruan The Washington Post. 

Mediat ndërkombëtare gjithashtu nënvizojnë se Shqipëria është në një periudhë vendimtare për sa i përket përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe BE i kanë bërë thirrje opozitës për të rifilluar dialogun me qeverinë.

Të fundit