Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PD, Tabaku: Mllefi dhe kundërshtia është aty

Protesta e PD, Tabaku: Mllefi dhe kundërshtia është aty

Partia Demokratike e Shqipërisë zhvilloi ditën e djeshme protestën e radhës kombëtare, e cila përkoi me 35-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxha.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputetja Jorida Tabaku u shpreh se protestat janë të domosdoshme për të shprehur pakënaqësinë qytetare, por theksoi se pas 12 vitesh në opozitë, PD duhet të reflektojë dhe të ndryshojë.

Sipas saj, partia ndodhet në mandatin e katërt në opozitë dhe kjo kërkon një rishikim të brendshëm të mënyrës së funksionimit dhe ofertës politike.

“PD duhet të përpiqet të rishpikë veten, jemi në mandatin e 4 në opozitë dhe nuk është e thjeshtë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Jam nga ato njerëz që e shoh problemin edhe tek vetja. Por protesta është një mënyrë për të reaguar që mllefi dhe kundërshtia është aty. Dje ishte një ditë simbolike, është një mesazh që sado është shtypja drita është aty. PD duhet të korrigjojë të ofrojë me të gjithë forcën një model alternativ qeverisëse sepse njerëzit këtë presin. Është shumë e thjeshtë sot të erresh me PD. Besova në meritokraci dhe nuk mu dha. Kam folur edhe me doktorin. Por a është rruga të dalim të gjuajmë me gurë dhe kritikojmë? Rruga është të ndryshojmë. Të gjithë kolegët janë dakord që PD të ndryshojë së brendshmi. Di të them që sot ka shumë unë për të bërë në strukturat e PD”, tha ajo.

Të fundit