Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PL te Inceneratori i Tiranës, Braimllari: Do jetë paqësore dhe me pjesëmarrje masive

Protesta e PL te Inceneratori i Tiranës, Braimllari: Do jetë

Sot në orën 18.00 tek Inceneratori i Tiranës pritet të mbahet një protestë e paralajmëruar nga Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta.

Sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari ka deklaruar për Neës 24 se protesta do të jetë paqësore ndërsa nënvizoi se do të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“Protesta është paqësore. Nuk kemi ndërmend të bëjmë protestë të dhunshme. Shtimi i forcave të policisë tregon forcën e regjimit. Rama edhe vjedhjet e tij synon t’i mbrojë me FNSH. Besoj se pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Sot është thirrur në këtë ambient te vend ii krimit.

Pas 25 Korrikut PL ka kallëzuar çdo ditë abuzimin për Inceneratorët. Abuzimin që bëhet me Ujësjellësit. Aksioni do të jetë i pandalshëm. Është protesta e parë e një turi protestash.

Vendet e krimit që na kanë lënë rilindja janë shumë më të mëdha. E kemi thënë që është protestë paqësore. Vjen nga kërkesat e qytetarëve. Në varësi të komunikimit publik, do të jetë zëri i qytetarëve që dominon këtë protestë”, u shpreh ai.

 

Të fundit