Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare e opozitës/ Spahia: Çdo qytetar të bashkohet në këtë revoltë kundër qeverisë

Protesta kombëtare e opozitës/ Spahia: Çdo qytetar të

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e orës 18:00 sot, të organizuar nga Partia Demokratike.

Spahia u shpreh për Syri Tv se kushdo që shqetësohet për karriget e djegura, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët, të hapin sytë e të shohin dhunën e jashtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të Partisë Demokratike në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

“Ne e kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit me përfshirjen e krimit të organizuar, parave të pista të drogës nga një qeveri e cila në thelb dhe në bazën e funksionit të saj ka dhunën ndaj qytetarëve.

Unë mendoj se reagimi qytetar është shprehje e një përgjegjësie qyterare ndaj vendit, familjes apo shoqërisë, prandaj i bëj thirrje çdo qytetari që të na bashkohet në këtë revoltë të jashtëzakonshme.

Sigurisht kushdo që shqetësohet për karriget e djegura (përfshirë këtu edhe ndërkombëtarë)  të hapin sytë e të shohin dhunën e jashtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme, një kryeministër ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të PD në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

Ne e kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit me përfshirjen e krimit të organizuar, parave të pista të drogës nga një qeveri e cila në thelb dhe në bazën e funksionit të saj ka dhunën ndaj qytetarëve.

Mos të harrojmë, është një mazhorancë trashëgimtare prej 80 vitesh pikërisht të një sistemi dhe të një modeli të bazuar në dhunë, janë pasardhësit e diktaturës 50-vjeçare, pasardhës biologjikë dhe politikë.

Janë këta figura që dhunën e kishin edhe në vitin 91’, edhe në vitin 97’  dhunën e sollën brenda në Parlament me ato plumba ndaj Azem Hajdarit.

Kjo dhunë vazhdon edhe vitet e fundit me mbushjen e parlamentit me kriminelë nga më të rrezikshmit e këtij vendi, me dhunën ndaj deputetëve të opozitës e kjo është një parti politikë që në thelb të saj ka dhunën", tha Spahia.

Të fundit