Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para bashkisë, Berisha: Veliaj duhet varur sa më parë në shtyllën e turpit të kombit shqiptar

Protesta para bashkisë, Berisha: Veliaj duhet varur sa më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj një njeri pa moral, e që sipas tij është shndërruar në hajdutin më të madh që ky institucion vendor ka njohur që prej ekzistencës së tij.

‘Veliaj është autor i një sërë vjedhjeve, duke nisur me djegësin e Tiranës që nuk ekziston, deri te fondet për mbjelljen e pemëve në kryeqytet’, tha Berisha.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt, qytetarëve të mosbindjes civile para bashkisë së Tiranës, që protestojnë kundër një hajduti që e turpëron emrin njeri.
Kundër një hajduti të pamëshirë, që nisi karrierën e tij duke vjedhur të gjitha financat e Mjaft dhe përfundoi duke vjedhur kompjuterin e tyre.
Si një njeri pa asnjë lloj norme morale, u shndërrua në hajdutin më të madh që ajo ndërtesë ka njohur në tërë ekzistencën e saj.
Të dashur miq!
Erion Veliaj me zhdukjen e 130 milionë eurove te djegësit të Tiranës që nuk ekziston, me grabitjen e fondeve të 1 milionë pemëve që s’janë mbjellë as 1 e njëmijëta e tyre, që është blerë pisha 6700 euro, me dasmën që bëri ky bandit me para, dhe që thoshte i kam nga mamaja, paçka se tenderin e kishte fituar vëllai i tij, Erion Veliaj duhet varur sa më parë në shtyllën e turpit të kombit shqiptar.

Të fundit