Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para bashkisë, Këlliçi: Arrestohet ose jo, ne do ta nxjerrim Veliajn nga zyra

Protesta para bashkisë, Këlliçi: Arrestohet ose jo, ne do ta

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i është bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi deklaroi para mediave se qëllimi i kësaj proteste është të ketë një reagim për banditët e bashkisë që vjedhin e pasurohen çdo ditë me taksat e qytetarëve.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D. Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra”, tha ai.

Të fundit