Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para bashkisë, qytetarët përplasen me policinë

Protesta para bashkisë, qytetarët përplasen me policinë

Ka përshkallëzuar protesta para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hequr gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me policinë.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit, të cilët kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të hyjnë në zyrat e tyre në bashki, por kjo sipas tyre nuk është lejuar nga bashkia.

Deputetët kërkuan nga policia që të tërhiqej dhe të mos konfrontohej ndërsa një kërkesë është bërë edhe drejt protestuesve që ata të mos hedhin gurë.

Kjo është protesta e pestë që mbahet para Bashkisë, që është kthyer tashmë në simbolin e korrupsionit, pas aferës “5D”.

Opozita kërkon dorheqjen Veliajt pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

Të fundit