Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para bashkisë së Tiranës, Xhaferri: Drejtorët e Veliajt të gjithë janë për burg

Protesta para bashkisë së Tiranës, Xhaferri: Drejtorët e

Opozita ka dalë në protestë para bashkisë së Tiranës, kundër aferave të Erion Veliajt.

Kryetarë i FRPD, Besart Xhaferri gjatë fjalës së tij u shpreh se shumë drejtorë janë të korruputuar dhe duhen arrestuar para se të arratisen jashtë vendit.

Ai tha se ky sistem duhet të shkulet pasi po largon të rinjtë nga Tirana dhe ky vend po kthehet në një vend ku këta të rinj nuk do të jetojnë dot.

Janë shumë drejtorë, janë të gjithë papërjashtim, shumë të korruptuar, që të gjithë e meritojnë të shkojnë në burg para se të arratisën nga Shqipëria.

I bëjmë thirrje drejtësisë, duhet me patjetër të shkulet ky sistem, i cili po largon të gjthë të rinjtë nga zemra e Shqipërisë nga Tirana.

Tirana po kthehet në një qytet ku po shiten më shumë pampersa për të moshuar se për fëmijë. Një qytet që është plakur, një qytet që të rinjtë nuk do të kenë mundësinë kurrë të jetojnë.“- u shpreh Xhaferri.

Të fundit