Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para Kuvendit: Arrestime dhe procedime penale ndaj aktivistëve dhe deputetëve të opozitës

Protesta para Kuvendit: Arrestime dhe procedime penale ndaj aktivistëve dhe

Gjashtë persona, mes të cilëve edhe figura të njohura të opozitës, janë proceduar penalisht nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë një proteste përpara Kuvendit të Shqipërisë. 

Ndër të proceduarit janë avokatja e njohur e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, të cilët u akuzuan për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme". 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 60 vjeçe, për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës"dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme";

- K. B., 22 vjeç, K. B., 35 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. H., 45 vjeç, dhe S. N., 38 vjeç, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme".

Këta shtetas ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Të fundit