Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta para Parlamentit, Xhaferri: Rilindja e ktheu në tempull të përfaqësuesve të krimit

Protesta para Parlamentit, Xhaferri: Rilindja e ktheu në tempull të

Kreu i FRP0D-së, Besart Xhaferri ka reaguar pak para nisjes së protestës para Parlamentit.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se qytetarët dhe opozita do të protestojnë sot para institucionit që Rama dhe Rilindja e kthyen në tempull të përfaqësuesve të krimit.

Xhaferri thekson se është koha që qytetarët të marrin në dorë faqet e së ardhmes së tyre.

Postimi:

Sot në protestë para Parlamentit që Rilindja e ktheu në tempull të përfaqësuesve të krimit!

Narkoshteti i parë që aspiron Bashkimin Evropian është kryefjalë e medieve më prestigjoze në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke minuar përfundimisht raportin e Shqipërisë me integrimin dhe aleatët strategjikë.

Sot në orën 10:00 të gjithë do jemi përpara Parlamentit, që Edi Rama nga noterizues të vendimeve klienteliste e ka kthyer në tempull të halleve dhe përfaqësimit të krimit të organizuar.

As ligji i posaçëm i dekriminalizimit nuk e  dekriminalizoi Parlamentin, përkundrazi vetëm konsolidoi përfaqësimin e krimit të organizuar në Parlament, që sot propozon dhe miraton ligje vetëm në shërbim të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Sot jemi këtu për t'i thënë deputetëve patronazhistë se sot në këtë vend janë shqiptarët dhe jo sivllau i Manuel Noriegës me eunukët e tij që janë turpi i këtij vendi.

Koha është që qytetarët të marrin në dorë fatet e të ardhmes tyre dhe të mos i lënë ato në mëshirë të Edi Ramës dhe krimit organizuar.

Të fundit