Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta për ndërtimin e rrugës, Meta: Banorët e Dukagjinit meritojnë zhvillim dhe jo gënjeshtra e braktisje

Protesta për ndërtimin e rrugës, Meta: Banorët e Dukagjinit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës të banorëve të Dukagjinit, ku i kërkohet qeverisë të mbajë premtimet për ndërtimin e rrugës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës. 69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate. Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje. Ndryshim me çdo çmim”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të fundit