Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Spahia thirrje fermerëve: Këtë vit do të mungojë edhe ndihma nga BE

Protesta/ Spahia thirrje fermerëve:  Këtë vit do të

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia u ka bërë thirrje fermerëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nesër nga opozita, në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se këtë vit, do të mungojë edhe ndihma nga Bashkimi Europian, që po heton qeverinë shqiptare për vjedhje masive me fondet e Brukselit për fermerët shqiptarë.

“Me Stefanin, mikun tim punëtor e të palodhur, i cili si shumë fermerë të tjerë, nuk merr asnjë lloj ndihme nga shteti, por vetëm peshën e korrupsionit dhe taksave të larta. Këtë vit, do të mungojë edhe ndihma nga Bashkimi Europian, që po heton qeverinë shqiptare për vjedhje masive me fondet e Brukselit për fermerët shqiptarë”, shkruan Spahia. 

 

 

 

 

 

 

Të fundit