Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta te vila e ish-diktatorit, Zhupa: Aktet terroristet po i bën qeveria që përplaset me qytetarët

Protesta te vila e ish-diktatorit, Zhupa: Aktet terroristet po i bën

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme nga opozita, gjatë së cilës u përfshi nga flakët vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, për shkak të fishekzjarreve.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se qeveria që ka shembur çdo ndërtesë me histori e identitet dhe ka lënë vetëm godinat e komunizmit, vunë kujën për një vilë që është symbol i regjimit i cili shkaktoi vuajtje, internime e pushkatime.

Demokratja se të vetmet akte terroriste po i bën qeveria që përplaset me qytetarët.

“Shkatërruesit e trashëgimisë kulturore, ata që shembën mes natës me gaz dhe polici Teatrin Kombëtar dhe zhdukën çdo kujtesë historike të Tiranës, vunë kujën e vajit për një shenjë revolte ndaj vilës së diktatorit.

Nuk ka hipokrizi më te madhe që pasi kanë rrënuar godina me vlerë, kanë fshirë histori e identitet, dhe kanë lënë në këmbë vetëm ndërtesat që lidhen me komunizmin, madje duke i rivitalizuar e glorifikuar, papritur u prekën se u gërvisht një simbol i diktaturës.

Ajo godinë nuk është thjesht një vilë artistike sic e përpoq ta përshkruante Blendi Gonxhja. Është simbol i një regjimi që shkaktoi vuajtje, internime, pushkatime dhe ndarje familjesh. Dhimbja që ajo periudhë ka lënë në familjet shqiptare nuk është fshirë.

Familjet e persekutuara, demokratët që ende ndjejnë peshën e një tranzicioni të gjatë e të padrejtë, nuk mund të mbeteshin indiferentë kur simbolika e dhimbjes trajtohet me më shumë kujdes se vetë kujtesa kombëtare që u shkatërrua.

Te vetmet akte terroriste, sic e cileson Gonxhe revolten e qytetarëve, po i bën qeveria që çdo ditë përplaset me qytetarët anëmbane vendit, çdo ditë i vjedh, çdo ditë i varfëron”, shkruan Zhupa.

Të fundit