Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat/ PD: Kulmi! Këta arrestojnë dhe të paralizuarit!

Protestat/ PD: Kulmi! Këta arrestojnë dhe të paralizuarit!

Kreut i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ndalimin e një të riu të paralizuar nga policia mbrëmjen e djeshme, për shkak të protestave për Klodian Rashën.  

Përmes një postimi në Façebook, Këlliçi i kërkon Ardi Veliut të dorëhiqet menjëherë pasi nuk ka asnjë kualifikim për të qenë Drejtori i Përgjitshëm i Policisë.

Reagimi i plotë:

Kulmi! I riu i paralizuar ndalohet nga policia!

Një protestues me aftësi të kufizuar trajtohet si prishës i rendit publik. Ç'janë këta shpirtzinj kështu? Shqiptarë a ç'dreqin janë?!

Ardi Veliu dorëhiqu menjëherë! Nuk ke asnjë kualifikim për të qenë drejtor i përgjithshëm.

Katapultimi yt i sponsorizuar nga politika e turpëron sistemin e meritës në Policinë e Shtetit. Ka oficerë karriere që meritojnë shumëfish të jenë në krye. Ti nuk i shërben Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Je një shkop gome në duart e politikës. Asgjë më shumë!

Të fundit