Flash News

Ditari i Opozitës

Protestat për Klodian Rashën, Basha tregon bisedat me ambasadorët

Protestat për Klodian Rashën, Basha tregon bisedat me ambasadorët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për ngjarjet e fundit në vend si vrasja e Klodian Rashës dhe protestat, ku kërkohet drejtësi për humbjen e jetës së 25-vjeçarit.

Ai bën të ditur se sot ka biseduar me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë, ku ka theksuar nevojën për hetim transparent për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Përmes nëj postimi në Twitter, Basha dënon gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, si dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Ai ka përsëritur thirrjen për të ndalur 'brutalitetin' e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve.

Të fundit