Flash News

Ditari i Opozitës

“PS e ktheu Pustecin në qendrën e korrupsionit”, Meta: Garantojmë transparencë dhe llogaridhënie absolute

“PS e ktheu Pustecin në qendrën e korrupsionit”, Meta:

Ilir Meta ishte i pranishëm në Pustrec, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Pandi Jani. Në fjalën e tij kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se kryeministri Edi Rama se i ka lënë banorët në këtë zonë pa asnjë mbështetje dhe se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve

“Me Pandi Janin do të ketë një drejtim transparent. T’i japim mundësinë Pandit që me votën tuaj me 14 maj ta transformojë Bashkinë e Pustecit në një model të agroturizmit, të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë bërë gati 40 km rrugë të asfaltuara nga ish-kryeministri Berisha sepse janë kujdesur që të zhvillohet kjo zonë dhe jo të që të braktiset si ka ndodhur vitet e fundit."

"Në 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit që ka kthyer këtë bashki në një çerdhe të korrupsionit. Ne do të mbështesim me të gjitha projektet dhe bashkë me Pandin do të jemi me projekte të gatshme edhe për institucionet ndërkombëtare."

"Do ta mbështesim këtë komunitet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e tij. Të punojmë edhe për kishën që të mos e lëmë në atë gjendje. Do të punojmë pafund për t’i dhënë jetë Pustecit dhe për t’i dhënë jetë  të gjithë Shqipërisë”, tha Meta.

 

Të fundit