Flash News

Ditari i Opozitës

PS kundërshtoi komisionin për "Bechettin", Basha: Nuk do të heshtim. Zbrazën kasakadën e Drinit dhe tani do marrin borxh për energjinë

PS kundërshtoi komisionin për "Bechettin", Basha: Nuk do

Kryedemokrati Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët, ku hodhi akuza se emergjenca energjitike është artficiale për të fshehur vjedhjen. Ai deklaroi se sot duhet të kishin nisur hetimet, ndërsa bëri me dije se kjo temë do të jetë dhe në fokus të diskutimeve të seancës plenare të enjten. Kreu i demokratëve njoftoi se PD do të dorëzojë brenda javës një padi në SPAK për këtë çështje.

"Kemi të bëjmë jo me krizë energjitike por me krizë korrupsioni që bëri të mundur që në verë të zbrazej kasakada e Drinit. Dhe do të blihet me dyfishin e çmimit që e kanë shitur. Që ta blejnë duhet ta marrin borxh dhe borxhin do ta marrin nga xhepat e qytetarëve.

Në një vend normal, sot nga i pari i institucionit tek drejtuesit e tjerë duhet të ishin të pandehur. Do sjellim padinë në SPAK brenda kësaj jave. Ata që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës por duhet të çojnë para drejtësisë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin. Kjo javë do vazhdojë me një ofensive", u shpreh Basha.

Basha komentoi edhe vendimin e socialistëve, të cilët vendosen të votonin kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen "Bechetti". Ai tha se kjo çështje nuk do të kalojë në heshtje sepse po cënohen paratë e qytetarëve.

"Kushtetuta është e qartë për komisionet hetimore. Të fshehësh dosjen “Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por në interes të atyre që janë të përfshirë. Shqiptarëve do u merren para për të paguar faturën e tyre. Nuk e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor. Është e vetmja mënyrë për të vënë para drejtësisë”, u shpreh Basha.

 

Të fundit