Flash News

Ditari i Opozitës

PS mblidhet në Kuvend, qeveria injoron protestën e opozitës ndërsa Rama fortifikon Kryeministrinë

PS mblidhet në Kuvend, qeveria injoron protestën e opozitës

Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit, ku janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë, të njohura tashmë nga seancat plenare. Ndërsa vendi po përballet me një valë zemërimi nga opozita dhe qytetarët, qeveria zgjedh të injorojë zërat kritikë.

Gjatë mbledhjes nuk është adresuar as protesta e opozitës, as lëvizjet e pritshme të demokratëve për ditën e sotme. Për socialistët, mesazhi është i qartë: të vazhdojnë punën e tyre sikur asgjë të mos ndodhë jashtë mureve të Kuvendit, pavarësisht se populli opozitar është në rrugë duke kërkuar llogari.

Por ndërkohë që qeveria pretendon të jetë e qetë përballë protestave, veprimet e kryeministrit Edi Rama tregojnë të kundërtën. Dyert e Kryeministrisë janë ‘blinduar’ me veshje çeliku, duke treguar frikën e qartë që qeveria ka nga zëri i qytetarëve dhe fuqia e protestës opozitare.

Në vend që të dëgjojë zërat e popullit, Rama zgjedh të mbyllet pas dyerve të blinduara, duke dëshmuar se qeverisja e tij është e shkëputur nga realiteti dhe frikësuar nga ndëshkimi popullor.

Të fundit