Flash News

Ditari i Opozitës

PS nuk lejon opozitën në komisione, Baçi: Po kërkojmë zbatimin e rregullores

PS nuk lejon opozitën në komisione, Baçi: Po kërkojmë

Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për tensionet në Kuvend dhe sjelljen e mazhorancës karshi deputetëve të opozitës.

I ftuar në Syri Tv, Baçi u shpreh se opozita po kërkon zbatimin e rregullores, siç është ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat nuk mund të gjykohen nëse janë të drejta ose jo nga mazhoranca.

Baçi shtoi se një tjetër kërkesë e opozitës është edhe riformatimi i kërkesës së reformës zgjedhore.

“Aksioni i opozitës është i detyruar të kryhet kështu nga sjellja e mazhorancës. Shpesh-herë thuhet nëpër studio nga analistë të ndryshëm se ne po bllokojmë seancën parlamentare apo komisionin. Opozita thjesht po kërkon zbatimin e një rregulloreje, po kërkon ato të drejta që  ja jep ligi dhe e drejta kushtetuese. Ne po kërkojmë komisionin hetimor parlamentar që me firmën  e domosdoshme të deputetëve mazhoranca ta miratojë komisionin hetimor parlametar.

Nuk është mazhoranca ajo që gjykon që është kërkesë e drejtë apo e padrejtë apo nëse ja vlen për tu ngritur komisioni hetimor parlamentar, por e kanë detyrimin nga kushtetuta që menjëherë të ngrihet ky komision me pjesëmarrjen e të dyja krahëve të  deputetëve, edhe të mazhorancës edhe të opozitës dhe me dy bashkë-kryetarë.

Po kështu kërkesë tjetër e opozitës është riformatimi i kërkesës së reformës zgjedhore që ka dy vite që është i pa angazhuar dhe jashtë funksioni zëvendësimi i atyre deputetëve që janë jashtë funksioni siç kemi një nga deputetet që nuk është më deputete, por ka dhënë dorëheqjen e vazhdon të jetë anëtare komisioni”, deklaroi Baçi.

Të fundit