Flash News

Ditari i Opozitës

“PS po manipulon emigrantët”, Bylykbashi këshillë për Bashën: Ku duhet bërë kujdes!

“PS po manipulon emigrantët”, Bylykbashi këshillë
Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon Partinë Socialiste se ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.

Kanë miratuar një ligj për të manipuluar votën e emigrantëve. Kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për të regjistruar emigrantët. Një nga 4 koordinatorët është drejtuesi i PS-së në Itali. Janë duke bërë gati vetëm regjistrimin e votuesve socialistë. Drejtuesi i postës shqiptare është një nga drejtuesit e sekretarit të PD-së. KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha Bylykbashi në Radarin Informativ në “ABC”.

Në këto kushte, Bylykbashi kishte edhe një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha.

“Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin” tha ai. Megjithatë për rezultatin e zgjedhjeve, Bylykbashi ka vetëm një dilemë; “Çështja është që Edi Rama, humbet thellë apo ngushtë” tha ai.

Të fundit