Flash News

Ditari i Opozitës

PS refuzoi komisionin hetimor ‘Bechetti’, reagon Bardhi: Dokumenti ku u bazuam nuk është konfidencial

PS refuzoi komisionin hetimor ‘Bechetti’, reagon Bardhi: Dokumenti

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur mazhorancës, pas refuzimit për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen  “Becchetti”.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Bardhi tha se ky refuzim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se  dokumenti ku është bazuar PD-ja për ngritjen e këtij komisioni nuk është konfidencial.             

 “Sot është një nga ato raste flagrante ku Edi Rama ka vendosur të grisë ligjin për komisionet hetimore për të mos lejuar opozitën që të faktojë zyrtarisht korrupsionin e Edi Ramës,. Ai qëndron në krye të skemës për t’ju marrë ju 120 milion euro. Kjo është një seancë ku Edi Rama duke grisur ligjin merr peng qytetarët. Çdo shqiptar e mban mend për betimin e kryeministrit për sjelljen e re të maxhorancës në Kuvend.

Askush nuk kishte dyshimin më të vogël se ato do të ndodhnin. Ky fatkeqësisht nuk është rasti i Shqipërisë, nuk kemi as maxhorancë legjitime, as kryeministër legjitim. E keni vazhduar duken  na hequr të drejtën e fjalës.

Po e kulmoni me këtë seancë me tentativën për të na mohuar një të drejtë që na njeh kushtetuta. Ajo që po bëni sot është që po pengoni për pak kohë ngritjen e këtij komisioni deri sa të shprehet gjykata kushtetuese.

 Kërkoni ta mbani në errësirë dhe me këtë akt ju vetë denoncoheni. Ju vendosni fatin e Edi Ramës përpara fatit të fëmijëve tuaj. E di që jo të gjithë ju ndani të njëjtin moral të pisët me Edi Ramën. E di që socialistët e ndershëm nuk duan t’ju shohin kokë ulur. Sot jemi më të vendosur se kurrë për t’u përballur me të keqen.

E bëjmë edhe për ju që heshtni. Argumentet që dëgjova këtu janë mjerave sepse janë pretekst. Ku bazoheni ju që  mohoni të drejtën e opozitës për një komision hetimor, tek një shkresë e avokatit të shtetit. Avokati i shtetit është në konflikt interesi sepse do të jetë objekt hetimor. Avokatura ka gënjyer me dashje. Shtetit shqiptar është shtuar 1.7 mln dollar, nuk është konfidencial dokumenti, nuk ka vendim. Procesi në arbitrash nuk ka përfunduar thotë. Kjo është gënjeshtër, procesi ka përfunduar. E vërteta do të dalë,” u shpreh Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim më ligjin, e ndërsa hodhi dyshime se PD-ja po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.

Të fundit