Flash News

Ditari i Opozitës

PS refuzon interpelancën për Ahmetajn, Bardhi: Po financojnë arratisjen e bosëve të inceneratorëve

PS refuzon interpelancën për Ahmetajn, Bardhi: Po financojnë

Konferenca e Kryetarëve vendosi të rrëzojë kërkesën e dorëzuar nga disa deputetë demokratë që kërkonin mocione me debat për çështjen e Arben Ahmetajt.

Deputeti Gazment Bardhi, teksa foli për kamerat, tha se me aktin e sotëm Parlamenti vërtetoi se nuk është i qytetarëve, por i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Bardhi tha se Kuvendi kishte thënë se mocioni nuk është diçka urgjente.

Bardhi akuzoi maxhorancën se po financojnë arratisjen e bosëve të inceneratorëve.

Bardhi: Nga Parlamenti i qytetarëve shqiptarëve është kthyer në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirit. Fakti që 2 mafiozë në arrati marrin pagesa çdo ditë për punë të pakryera, nuk është një çështje urgjente për mazhorancën. Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në këtë aferë, pasi është koka e saj, për të dhënë shpjegime për debat. Interpelanca dhe mocioni janë dy instrumenta nga kushtetuta dhe sado siklet të ketë Rama, do të duhet të zbatohet kushtetuta. Argumenti i tyre është që nuk ka urgjencë. Arben Ahmetaj mund të vijojë të transferojë milionë Euro nga Shqipëria në Zvicër pa asnjë problem, kjo është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Rrethi në të cilën kryetarja e kuvendit e ka futur veprimtarinë parlamentare, rreth i rrezikshëm, dhunohen të drejtat e opozitës. Shqipëria vuan nga fakti që qeveria është e Zotos dhe Mëritit. Sot Kryetarja e Kuvendit vendosi që parlamenti të mos jetë i qytetarëve, por i Zotos dhe Mërtirit e për turpin e tyre të financojnë arratinë e Mërtirit dhe Zotos.

Të fundit