Flash News

Ditari i Opozitës

Pse demokratët duhet t’i besojnë koalicionit me PL? Berisha: Ilir Meta është politikan i lirë

Pse demokratët duhet t’i besojnë koalicionit me PL? Berisha:

Opozita hyn në zgjedhjet vendore të 14 Majit në koalicion, demokratët e Sali Berishës janë bashkuar në me Partinë e Lirisë të Ilir Metës nën emrin “Bashkë Fitojmë”.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Berisha u pyet përse demokratët duhet t’i besojnë llir Metës dhe jo pjesës tjetër të demokratëve të Enkelejd Alibeajt.

Berisha e konsideron Ilir Metën si politikan të lirë, ndryshe nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i konsideron “të kapur”.

Sali Berisha: Ilir Meta është politikan i lirë, ka marrë vendime kundër Sali Berishës, kundër Edi Ramës. Ka faktuar se është politikan i lirë. Edhe kurthi i fundit që i organizoi Edi Rama, i doli turpi siç e ka, Ilir Meta është njeri i lirë. Nuk është i lirë Lulzim Basha.

Duhet të jesh i lirë sepse Lulzim Basha ka dosjen, ajo dosje është 6 vjet burg, sepse Edi Rama me njërin prokuror ja ka mbyll me tjetrin s’ja ka mbyllur. Alibeu po të ishte i lirë del e thotë me im vëlla s’kam asnjë lidhje me të. Por fakti që e fsheh tregon që Edi Rama i di lidhjet. Një njeri që fsheh lidhjet e krimit s’të duhet.

 

Të fundit