Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse ‘Iniciativa Demokratike’? Bozdo: PD është tkurrur, problemi është opozita cilësore, jo përplasja e dy njerëzve

Iniciativa Demokratike ose ndryshe “IDE” është fronti më i ri opozitar i prezantuar dje. Një nga përfaqësuesit e saj Enno Bozdo ka dhënë detaje se çfarë është dhe çfarë synon në thelb kjo iniciativë.
I ftuar në emisionin Ditari në A2 CNN, Bozdo tha se pjesë e iniciativës janë edhe njerëz jo të përfshirë në jetën politike të cilët kanë ndjerë nevojën për një shndërrim radikal të politikës.
“Janë njerëz të paangazhuar sot në politikë që ndjejnë nevojën e shndërrimit radikal politik. Dje ishte vetëm prezantimi i kësaj nisme dhe së shpejt do të kemi hapa konkretë për t’i qëndruar fort asaj që thamë dje; që opozita nuk është më monopol i askujt. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar PD. E kemi quajtur “IDE” duke luajtur me fjalët se mendojmë që thelbi është ideja,” shprehet Bozdo.
Bozdo theksoi se aktualisht PD-ja është tkurrur dhe i mungon një lidership, teksa shton se të gjithë ata që e shohin nevojën për të ringritur opozitën, e kanë derën e hapur në “Iniciativën Demokratike”.
“Derën e kanë të hapur pavarësisht nëse është apo jo anëtar i PD. Rëndësi ka kauza dhe ideja. Për sa i përket situatës ku është PD, Kadilli ka dhënë kontribut të çmuar me manifestin politik. PD duhet të ndryshonte mënyrën e të bërit opozitë, të gjithë aksionin politik, vetëm kështu mund ta çojmë PD në qeverisjen e vendit dhe ky vend është i dëshpëruar për një qeverisje të mirë të PD. Sot PD është tkurrur dhe i mungon lidershipi. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm dhe një mënyrë thellësisht e ndryshme e të bërit opozitë. Nga kjo krizë dhe nga lëvizja e jona do të marrim më të mirën, do të ringrihemi për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët”.
Sipas Bozdos, opozita duhet të shpalosë një tjetër vizion duke inkurajuar që secili prej anëtarëve të bëjë opozitën e vet. Bozdo mohon që nisma të jetë një çështje fraksioni për opozitën dhe thekson se shoqëria pret tjetër gjë nga ajo që po ndodh sot brenda PD-së.
“Brenda PD ka grupime njerëzish që mendojnë ndryshe për çështje të caktuara për sa kohë kjo konturohet brenda qendrës së djathtë dhe kjo vlen për të gjitha partitë. Ne mendojmë që opozita duhet të shpalosë një tjetër vizion të saj, mos të mjaftohemi me opozitën vertikale të partisë, por secili nga ne të bëjë opozitën e tij. Për sa kohë unë zgjedh të jem në opozitë dhe jam anëtar i PD, unë mund të bëj gjithçka dhe ta konkretizoj me veprime politike. Nuk e shoh si çështje të fraksionimit, por në sensin kulturor sesi perceptohet opozita. Ne mendojmë që secili nga ne duhet të bëjë më shumë, nuk duhet të presim. Shoqëria është hapa përpara dhe pret tjetër gjë nga ajo që po ndodh sot në PD. Ndërsa shpresat janë të mbyllura me Ramën, shoqëria është në neurozë për të ndryshuar realitetin dhe me njerëz me ide të pastra, ky kontribut do ta ndihmojë PD,” theksoi Bozdo.
Lidhur me përplasjen e ish-liderit të PD-së Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, Bozdo e cilëson më shumë si rezultat i problematikës së të bërit opozitë. Ai thekson se problemi real i PD-s tani është opozita cilësore, dhe jo përplasja mes dy njerëzve.
“Përplasja mes ish-kryetarit dhe kryetari është, por nuk është vetëm kjo. Problematika me mënyrën e të bërit opozitë të PD ka ekzistuar edhe muaj më parë kur kjo përplasje nuk kishte ndodhur, por edhe kur ndodheshin në të njëjtën llogore politike. Këto çështje i kemi parë me shqetësim. Partia ka vajtur drejt një thatësire burokratike dhe nuk është e aftë të marrë dhe transmetojë sinjale në shoqëri. Ka shumë njerëz të talentuar dhe me integritet profesional që e kuptojnë që Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu se në krye të 5 vjetëve nuk do të mbetet më njeri i saktë, dhe vendi shkon në falimentim, atëherë ose duhet të bëjmë diçka ose do ikim të gjithë. Sot ka ardhur koha që opinioni të kuptojë që nuk është përplasje mes kryetarit e ish- kryetarit, por ka kërkesën e demokratëve për opozitë më të mieë dhe cilësore. Problemi ynë është opozita cilësore, jo përplasja mes dy njerëzve. Problemi ynë është hapja e PD. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm dhe një mënyrë thellësisht e ndryshme e të bërit opozitë. Pavarësisht se kush flet apo jo, shumica ndajnë këtë mendim dhe ne konkretizojmë sot diçka që kemi vite që e mendojmë. Shoqëria nuk duhet të shohë një përplasje mes dy njerëzve, por PD është futur në proces transformimi të pandalshëm,” shtoi Bozdo.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38