Flash News

Ditari i Opozitës

Pse Meta u bashkua sot në protestën e Berishës? Përgjigjet Klevis Balliu

Pse Meta u bashkua sot në protestën e Berishës? Përgjigjet

Në emisionin Review në Euronews Albania u analizua këtë të shtunë Konventa e Partisë së Lirisë dhe bashkimi i Ilir Metës me protestën poshtë ballkonit të Sali Berishës.

I ftuar në panel, shefi i organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, u pyet se pse bashkimi i Metës në protestën e Berishës erdhi sot.

Balliu tha se këtu nuk ka asnjë lajm të ri, pasi dy krerët e opozitës kanë qenë gjithmonë bashkë sipas tij.

 “Më pyete kur erdhi pse erdhi, ndërkohë që aty kanë qenë gjithmonë, opozita është e bashkuar në një aksion opozitar. Organizimi është thelbi i gjithçkaje në këtë mision. Jemi shumë vonë se kanë ikur shqiptarët. Kohën dëm se kemi hedhur ne, kjo është një betejë, kjo është një luftë.

Ne po bëjmë diçka, po mundohemi të bëjmë diçka për vendin. Se të largojmë një hajdut nga bashkia e Tiranës mendoj se është mision për të gjithë ne.

Me protesta dhe me revolt do t’i nxjerrim nga zyrat. Me votë është e vetmja mënyrë që vjen në pushtet, por hajdutët nga zyra do t’i nxjerrin me çdo formë dhe çdo mjet qytetarët. Me çdo formë dhe çdo mënyrë.'

Të fundit