Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nafta është më e shtrenjtë? Berisha: Kontrabandohen 250 mijë ton me anije

Pse nafta është më e shtrenjtë? Berisha: Kontrabandohen 250

Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuar rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria.

Në një takim me sipërmarrësit, Berisha tha se çmimi i lartë i naftës lidhet edhe me faktin se kontrabandohen 250 mijë ton me anije.

Berisha: Pse nafta është më e shtrenjta sepse kontrabanda e naftës është 250 mijë ton, minimumi. Dhe ju e dini se kontrabandë nafte pa qeverinë nuk bën dot kurrë. Se nafta do të sillet me anije, do të shkarkohet. Me banane nuk vjen nafta, u vjen kokaina këtyre. Dhe ju nuk subvencionoheni 1 qindarkë për të, transporti publik nuk subvencionohet fare.

Një protesta nga biznesi u bë, ishte një fillim i mirë. Në duhet të vazhdojmë protestat tona. Ky regjim pa protesta nuk largohet, të mos kemi iluzione.

Ne nuk duhet të ikim nga Shqipëria, ne duhet të detyrojmë Edi Ramën të shkojë atje ku e ka vendin dhe me dekada, sepse sa ka vjedhur Edi Rama në 110 vjet shtet shqiptar nuk gjen një tjetër.

Ju bëj thirrje të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, në seri protestash. Vetëm me protesta do të mund ta gjunjëzojmë këtë regjim të kalbur, që është shndërruar në një makineri gjigande plaçkitje, mashtrimi, vjedhje, korrupsioni.

Po ikin çdo ditë, por ne duhet të luftojmë edhe për ata që po ikin. Misioni ynë është shumë i madh, është i veçantë. E kuptoj kërcënimet që merrni. Sapo ju shohin në televizor, nesër i keni taksidarët tek dyqani. Por ne duhet të ngrihemi, koha është e tillë, na thërret në mision dhe ne duhet ti mposhtim këta.

Ky regjim i kalbur, që nuk asgjë të fortë dhe kam shumë besim se me greva, protesta ne do të realizojmë qëllimet tona dhe do të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.



Të fundit