Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk e takoi zyrtarja e DASH? Berisha: E majta amerikane s’e cakton dot drejtuesin e PD

Pse nuk e takoi zyrtarja e DASH? Berisha: E majta amerikane s’e cakton dot

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet në konferencën me gazetarët se pse  zyrtarja e DASH Karen Donfried nuk takoi asnjë përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit, por kryeministrin Rama dhe pasardhësin e Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajn dhe Gaz Bardhin e Jorida Tabakun.

Berisha tha se as e majta shqiptare, e as ajo amerikane nuk e përcaktojnë dot udhëheqësin e demokratëve.

“Po të kthehemi bashkë në dhjetor zoti Escobar takoi Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë.

Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja siç e thashë edhe në Kuvend, e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe mbarë botës nuk do mund të caktojë kryetarin e udhëheqjes së forcës konservatore të Shqipërisë. Pastaj çështjet e tjera janë çështje protokollare", tha Berisha. 

Të fundit