Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk u lejua Komisioni i Rithemelimit në PD? Basha: S'është e vërtetë! Çdo funksionar mund të hyjë

Pse nuk u lejua Komisioni i Rithemelimit në PD? Basha:

Kyedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave se nuk ka lejuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të hyjnë në brendësi të selisë blu.

Në studion e 'Open', kryedemokrati e mohoi që të jetë ndaluar hyrja e tyre në seli, duke shtuar se çdokush që është funksionar i partisë apo ka punë në PD, mund të hyjë.

Basha: S'është e vërtetë dhe e ka sqaruar Sekretari i Përgjithsëm. Ai ishte një show për të treguar se gjoja Partia Demokratike tani qenka një bunker, kur në fakt janë ata një pakicë absolute që po përpiqen ta kthejnë Partinë Demokratike në bunker. Ndërkohë që Partia Demokratike nuk do të bëhet bunker as për hallet e Sali Berishës, as të atyre që e shoqërojnë dhe që kanë probleme të ngjashme apo dhe më të rënda. Sigurisht ka mes tyre shumë demokratë të cilët janë të zhgënjyer, të dëshpëruar nga masakra zgjedhore. Ata janë meraku im. Kurse për këta që bëjnë shfaqje, këta në radhë të parë duhet të vijnë në Parlament duhet të bëjnë detyrën për të cilën i kanë votuar demokratët, se kanë 4 muaj që s’kanë parë derën e Parlamentit. Këta duhet të shkojnë në zonë të qajnë hallet e njerëzve. Janë kthyer në tubë oksigjeni për Edi Ramën, se edhe sot, edhe dje kanë plasur skandale të tjera. Ka plasur skandali që vërteton që Patronazhistët janë një sistem kontrolli i partisë shtet.

Eni Vasili: A mund të vijnë në seli?

Basha: Sigurisht s'është e vërtetë, s'është fare e vërtetë. Çokush që është funksionar i PD-së sipas rregullave të institucionit mund të futet në parti.

Të fundit