Flash News

Ditari i Opozitës

Publikohet referendumi i 18 Dhjetorit, Berisha: Basha ka plaçkitur kartat e anëtarësisë

Publikohet referendumi i 18 Dhjetorit, Berisha: Basha ka plaçkitur kartat

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit. Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të takimit, ku bëri publik referendumin e datës 18 Dhjetor.

Teksa publikoi referendumin që do të çohet në çdo degë të Paryisë Demokratike, Berisha deklaroi se Lulzim Basha iu ka marrë anëtarëve kartën e anëtarësisë në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin tij.

“Këtë javë revolucioni ka për detyrë kryesore, referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e Kuvendit të Partisë, të shkarkimit të peng Bashës, apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësi. Ju informoj se ish-kryetari Basha kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten në karta, i ka mbledhur kartat dhe nuk ia kthyer. Kjo është plaçkitje, akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral. I garantoj ata që të gjithë do të votojnë, në mënyrë transparente dhe para mediave. Nuk ka njeri që mund të plaçkitë kartat e anëtarësisë, s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Pra, ne presim një rezultat të shkëlqyer më datën 18 sikundër ftoj çdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të partisë me vlerat e reja të lirisë dhe të dënojë me injorim anti-Kuvendin e Shoqatës Basha-Bardhi. Si një nga turpet më të mëdha të historisë së Evropës dhe njerëzimit në rrugën drejt demokracisë”, deklaroi Berisha.

Në mbledhjen e Komsionit të Rithemelimit,ish-kryeministri deklaroi se janë ngritur disa komisione, mes tyre edhe aipër organizimin e referendumit.

“Mbledhja e parë ngriti komisionin që do japë udhëzimet bazuar në ndryshime e statutit, komisionin për organizmin e referendumit ndau të deleguarit që do shkojnë në degë për organizimin e referendumit dhe do ngrejë kudo grupe për organizimin e referendumit”, tha Berisha.

Të fundit