Flash News

Ditari i Opozitës

Punimet e Kuvendit Kombëtar, Berisha: Këtë vit, PD para alternativës ‘të jesh a të mos jesh’

Punimet e Kuvendit Kombëtar, Berisha: Këtë vit, PD para

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të mbajtur sot në 11 dhjetor si ditën e rithemelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në punimet e këtij Kuvendi, Berisha kujtoi kontributet e PD në pushtet ndër vite, ndërsa theksoi se gjatë këtij viti, kjo parti ishte para alternativës ‘të jesh a të mos jesh’.

Sot vendosim të rithemelojnë PD, ta shndërrojmë në partinë e idealeve tuaja, në partinë e vlerave konservatore më të arrira, të interesit kombëtar, por mbi të gjitha në partinë e qytetarit, anëtarit, forcën politike që në pushtet do ketë në qendër shqiptarin e problemet e tij nesër në pushtet, do rivendosë vlerat e mëdha.

Do ketë në epiqendër shtetin ligjor, të gjithë në ligj, kjo është thirrja juaj sot nga ky tubim, kuvend i pashembullt në histori. Ky kuvend sjell PD në themelet e saj si forcë politike evokasionin perëndimor të kombit shqiptar.

Përulem sot para studentëve të dhjetorit. Përshëndes ata që themeluan PD, që përmbysën diktaturën komuniste, nxorën vendin nga izolimi.  

Të dashur delegatë, mblidhemi sot për rithemelimin e PD kur në historinë e shkuar erdhëm në vitin ’21 p;ara një alternative të rëndë.

Partia që anëtarësoi vendin në NATO, dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës, hodhi bazat e ekonomisë së tregut, projekteve të mëdha energjetike dhe fushat, u bë avokate e interesave te shqiptarëve, ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA e vendeve të BE.

Kjo parti arriti në 2021 si një forcë politike që krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës ‘të jesh a të mos jesh’”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit