Flash News

Ditari i Opozitës

“Qesja me drogë është vendosur me dorë”/ Dyshimet e Berishës për vdekjen e të riut: Autopsia u bë në mënyrë klandestine

“Qesja me drogë është vendosur me dorë”/

Kryedemokrati Sali Berisha shpreh rezerva për ekspertizën e kryer për Lear Kurtin, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariat. Sipas Berishës, i riu u dërgua pa shenja jete në spital, ndërsa dënon qëndrimin kontradiktor të policisë.

Sipas tij, autopsia u bë në mënyrë klandestine nga një ekspert i vetëm. Berisha tregon edhe mënyrën sesi duhet të kryhej.

“Gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi. U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë.

Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale.

Që një autopsi të japë rezultatin e pritshëm, duhet lënë të paktën 12 orë. Kur vdes një 32-vjeçar, që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut. Jo një ekspert i vetëm”, tha Berisha.

Nisur nga njoftimi zyrtar se Kurti kishte gëlltitur qeset me kokainë, Berisha ngre dyshime se qesja mund t’i jetë vendosur vetë.

“Një grup kriminal u krijua në këtë rast, se si e si të vrasim për së dyti Lear Kurtin. U përsërit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole. Dje ai njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Iu vendos një qese me kokainë njësoj si revolja në pellg.

Çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt shpellor mafioz autopsie, dezinformimesh. Ishte epileptik, vuante nga kjo, përdorte këtë. Ku shkuan kamerat?

Patrullat e sotme janë të mbushura me individë të droguar. Kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar dhe jo normalë.

Nëse ai nuk është një rrezik, nuk po kryen një vepër në flagrancë, ata kamerat aty i kanë, në këtë mënyrë çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e identitetit me vete, ose tremben dhe ia mbathin, po kjo do të thotë t’i ndjekin që t’i vrasin? T’ua marrin shpirtin?

Qesja ka shumë shanse që është vendosur me dorë. Të kapërdish një qese është jashtë imagjinate. Duhet të kesh aty të paktën një filxhan me vaj ulliri që ta shtysh. Si kalon qesja në ezofag, këtë e di Ardi Veliu”, shtoi kryedemokrati.

Më tej, Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me arsyetimin se fshihet një skenar pas vdekjes së Lear Kurtit.

 

Të fundit