Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria financim për trajtimin e mbetjeve, reagon PD: Vendimi furnizon me taksat tona mafien e incerneratorëve

Qeveria financim për trajtimin e mbetjeve, reagon PD: Vendimi furnizon me

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit që qeveria do të financojë bashkitë e Qarkut Durrës për trajtimin e mbetjeve urbane, që janë kthyer në një problematikë prej kohësh në qytetin bregdetar. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ku iu kërkohet bashkive të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Sipas zëdhënëses Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, situata ishte e orkestruar që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama.

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paralajmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama.

Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar.

Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e  sotëm të Këshillit të Ministrave që të  furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës. Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon se si vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike  të Kavajës dhe Durrësit.

Vënia në dispozicion dhe krijimi  i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës  me qëllim pasurimin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie.

Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës.

Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.

Të fundit