Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveria hesht sikur problemi nuk ekziston”, Genc Pollo: Avokatët e Becchettit do e ndjekin Ramën dhe në Hollandë

“Qeveria hesht sikur problemi nuk ekziston”, Genc Pollo:

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, ka deklaruar se hija dhe avokatët e Becchettit do e ndjekin kryeministrin Rama edhe në Holandë, dhe sipas tij, fatkeqësisht, faturën duhet t’a paguajnë shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Pollo shkruan se pas proceseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar, Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni, me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë.

Më tej, Pollo shkruan se për momentin Becchetti nuk e ka fituar çështjen, por do shihet nga apelimet.

Postimi i plotë:

Hija dhe avokatët e Becchettit ndjekin pas edhe në Hollandë Edi Ramën; fatkeqsisht edhe Shqipërinë për ca kohë. Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë). Për momentin nuk e ka fituar çeshtjen e të shohim apelimet.

Për këtë problem nga qeveria ka ose heshtje ose pretendime surreale se problemi nuk ekziston.
Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Ëashington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

“Qeveria hesht sikur problemi nuk ekziston”, Genc Pollo:

“Qeveria hesht sikur problemi nuk ekziston”, Genc Pollo:

Të fundit